Vetëm një ditë nga zgjedhjet në Federatën e Futbollit, Ministria e Sporteve pret zhvillimin e qetë të punimeve të Asamblesë, të cilat do të vendosin organet e reja që do të drejtojnë Federatën e Futbollit dhe mbi të gjitha edhe se cili do të jetë kreu i saj.

Ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, pret respektimin e statutit të Federatës, të cilin e ka miratuar pikërisht dikasteri që ai drejton.

Ferdinand Xhaferaj: “Në radhë të parë konferenca duhet të shikohet si një diçka krejtësisht pozitive. Kuptohet që Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillojë punimet e saj bazuar krejtësisht në statutin e federatës shqiptare të futbollit. Një statut që hartohet nga federata konform dhe linjës vertikale, respektimit të statutit të UEF-ës, por që miratohet nga ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe me këtë unë dua të them që ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të jemi shuam rigoroz në kërkesën tonë që ata duhet ët respektojnë strikt statutin për të garantuar një asamble korrekte, një asamble krejtësisht të ligjshme.”

Federatat sportive janë në varësi të ministrisë, por Ministri Xhaferaj thotë se ky institucion nuk do të shkelë kurrsesi autonominë e tyre, por se nuk do të tolerojë aspak dhunën apo fenomenet antisportive.

Ferdinand Xhaferaj: “Unë do të thoja që ne si ministri e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve jemi krejtësisht të motivuar dhe të ndërgjegjshëm në respektimin e statusit tonë, ne jemi më shuam për të lehtësuar procedurat e institucioneve tona të varësisë. Jemi të motivuar për të respektuar katërçipërisht autonominë e tyre, por njëkohësisht nuk do të tolerojmë. Është në përgjegjësinë tonë që mos tolerojmë fenomenet e dhunës në sport apo fenomenet e trupimit të ndeshjeve.”

Erion Todhe: “Fushat e futbollit nuk kanë qenë në gjendje për të përballuar ndeshje, ka ndonjë projekt ministria për rikonstruktmin e tyre, për zhvillimin e mëtejshëm?”

Ferdinand Xhaferaj: “Unë do të thoja që duhet pranuar që mekanizmi i administrimit shtetëror të tyre, pavarësisht që administrohen në nivel kombëtar dhe është siç është rasti i stadiumit Qemal Stafa që janë nën administrimin e bashkive. Gjithsesi  formula shtetërore e administrimit ka treguar që është problematike, nuk është shumë e  efektshme. Në iniciativën e drejtpërdrejtë të kryeministrit ne po shikojmë mekanizma të tjerë, jo vetëm për stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, por dhe për stadiume të tjerë, për të nxitur, për të promovuar mekanizmin e dhënies me koncesion apo të privatizimit.”/tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe

Operator:  Isodor Rudho