Pas Durrësit ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka inspektuar qendrën e dytë spitalore më të madhe në vend, atë të qytetit të Elbasanit. E shqetësuar nga ajo çfarë ka parë nga afër, Godo u shpreh se duhen ndërhyrje emergjente në infrastrukturë dhe se qeveria është e predispozuar për ndryshimin e situatës në Elbasan.

Anila Godo: “Jam pak e trishtuar, sepse Elbasani ka një kapacitet mjekësh vërtetë të një niveli shumë të mirë që unë i kam njohur dhe nga afër në punën time dhe infrastruktura në të cilën këta mjekë punojnë nuk është aspak e përshtatshme. Ka një disponibilitet dhe nga qeveria dhe nga ministria e shëndetësisë, patjetër që spitalit të Elbasanit i ka kaluar koha.”

Lidhur me mungesën e spitalit kirurgjik, ministrja e shëndetësisë u shpreh se për këtë problem ka një disponibilitet të qeverisë dhe interesim direkt të kryeministrit Berisha. Nga spitali i Elbasanit Godo rikonfirmoi edhe njëherë faktin se mungesa e medikamenteve  do të marrë fund në fillim të vjeshtës./tvklan.al

Gazetar: Fatos Salliu