Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Presidencës së Qendrës Spitalore “Bambino Gesu” Romë. Takimi konsistonte në fillimin e zbatimit të marrëveshjes për kurimin në Itali të fëmijëve shqiptarë që vuajnë nga kanceri dhe që kanë nevojë për trajtim të veçantë. Nga ana e saj Ministrja Godo, ka kërkuar që kjo marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë të nis menjëherë zbatimin.
Fatbardh Spahija: “Ne po diskutojmë për zbatimin e marrëveshjes që kemi tashmë me këtë spital, fillimin e implementimit të kësaj marrëveshje, për vendosjen e kritereve, procedurave të duhura dhe fillimin sa më parë të dërgimit të pacientëve tanë në Itali në Spitalin “Bambino Gesu”.
Marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Spitalore “Bambino Gesu” krahas kurimit të fëmijëve në spitalin e Romës do të ofrojë dhe mundësi trajnimi për stafin mjekësor shqiptarë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Petrit Xhaferri
Montazh: Ergis Hasanbelli