Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në vendin tonë, Besa Shahini, në studion e emisionit “Provokacija” në ABC News, është shprehur se ka ndodhur një degradim në brezin e mësuesve në vend. Ajo ka theksuar se nxënësit më të mirë shkojnë për mjekësi, ndërsa më të dobëtit për mësuesi.
“Problemi është tek mësuesit. Kemi pasur një gjeneratë shumë të mirë të mësuesve shqiptarë, pastaj ka ndodhur një degradim në fillim të viteve 2000, për arsye politike dhe sociale, por edhe për një arsye se ës
htë vendosur se për mësuesinë
mund të shkojë kushdo. Nxënësi më i dobët mund të shkojë për mësuesi. Është një punë e le
h
të që e bën kushdo. Për mjekësi shkon më i miri
,
ndër
sa
për mësuesi shkon më i dobëti. Ne po bëjmë dy gjëra që të motivojmë nxënësi e mirë që të shkojnë për mësuesi. Ne po i motivojmë dhe vjet ne morëm dy vendimi ku nota mesatare për dikë që zgjedh mësuesi duhet të jetë 7.
Ndërsa nota 6 është minimalja për ata që fitojnë të drejtën për t’u futur në universitet, për mësuesi është 7. Ne kemi shpërndarë bursa për më të mirët dhe kush quhet student ekselent. Natyrisht ne kuptojmë që pagat nuk janë shumë të mëdha për punën që bën mësuesi, por pagat kanë qenë në rritje të vazhdueshme 4 vitet e fundit. Dhe kjo ka treguar një sinjal që mësuesi është mjaftueshëm i respektueshëm nga qeveria që të bëhen vazhdimi
sh
t përpjekje që t’u rriten rrogat. Tani po na thonë qe nëpër universitet nxënës të mirë po shkojnë dhe po zgjedhin degët e mësuesisë. Efektin e plotë të kësaj do e shikojmë pas 4-5 vitesh ndërsa efektin e menjëhershëm e kemi parë pasi kemi marrë nxënës shumë të mirë në fushat e mësuesisë”./abcne
w
s.al