Donald Trump me shumë gjasa nuk do të ketë më një tjetër përballje televizive me Kamala Harris si ajo e fundit që u mbajt në kanalin televiziv ABC News pasi mendon se është fitues.
Megjithatë, ai nuk e mbylli tërësisht mundësinë për një tjetër debat mes tyre pasi u duk se do të ndryshonte mendje nëse debate zhvillohej në rrjetet televizive NBC dhe Fox News me moderatorët që ai dëshiron.
“Unë do të bëja një debat në NBC, do të bëja gjithashtu edhe në FOX, por tani duhet të përcaktojmë nëse duam të bëjmë një tjetër apo jo. Ne patëm një natë të mrekullueshme mbrëmë, dhe siç shihet edhe nga sondazhet, ishte vërtet fantastike, faleminderit të gjithëve”, tha Trump.
Trump hodhi akuza ndaj ABC News, i cila organizoi debatin pasi moderatorët e debatit kontrolluan faktet e ish-presidentit në kohë reale gjatë transmetimit televiziv, si rrjeti televiziv më I pandershëm I lajmeve.
Dështimi i kandidatëve për t’u takuar për më shumë se një debat do të sfidonte precedentin historik modern.
Ekipi i Trump kishte paralajmëruar se përballja e së martës mund të ishte debati i vetëm në të cilin morën pjesë Trump dhe Harris, duke ia lënë përgjegjësinë Harris.
Ndërkohë, kanali CBS do të organizojë një debat mes kandidatëve për postin e nënpresidentit, ku demokrati Tim Walz do të përballet me republikanin JD Vance.
Klan News