Kombëtarja do të luajë sfidën me 5 qershor në Kardif
Kombëtarja do të luajë një miqësore me Uellsin e Ryan Giggs më 5 qershor. Një përballje që do të zhvillohet në Kardif, pasi kundërshtari përgatitet për finalet e Europianit që do të nisin më 11 Qershor.
Kombëtares së Edoardo Reja do t’i shërbejë si një test para takimeve eliminatore të Botërorit 2022. Kjo do të jetë ndeshja e katërt midis Shqipërisë dhe Uellsit.
E fundit u zhvillua në 2018 ku Kuqezinjtë fituan me rezultatin 1 – 0. Të tjerat ishin në kualifikueset e Europianit të 1996 ku barazuan 1 – 1 në Tiranë dhe humbëm 2 – 0 në fushë kundërshtare.
Tv Klan