Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të enjteje miratoi bonusin e Pranverës për pensionistët.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dha detajet se sa është numri i përfituesve.

“10 mijë lekë për pensionistët pa përfshirë kompensimet më të ulëta se 20 mijë Lekë në muaj”.

Një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe kompensimi i ish-pronarëve pronat e të cilëve janë të zëna nga ndërtime pa leje.

Kemi kaluar këtë vendim për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. Është një vlerë rreth 10 milionë Euro dhe që kompenson një sipërfaqe prone rreth 90 mijë metra katrorë. Ish-pronarët, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtime informale, do të marrin kompensimin në vlerë në masën 10 milionë Euro në total për të gjithë në këto bashki dhe që kompensohen rreth 90 mijë metra katrorë tokë”.

Për ish–pronarët, sipas ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, ishte dhe një vendim i dytë i cili ka të bëj me shtyrjen e afatit  për shqyrtim të dosjeve të patrajtuara deri në Dhjetor 2027, ndërsa afati i kompensimit të tyre u shty deri në Dhjetor 2028.

Në total janë 7110 dosje të ish-pronarëve të pashqyrtuara.

Klan News