Mirlind Daku nuk ndalet së dërguari sinjale pozitive nga Superliga ruse.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi gol në barazimin 1-1 që Rubin Kazan regjistroi ndaj Sokit, që ka rënë një kategori më poshtë. Një lëvizje tepër e bukur nga ana e Dakut, që lëshoi një të djathtë të forte për të kaluar skuadrën e tij në avantazh pas 22 minutash lojë.
Daku shënon golin e pestë në 6 takimet e fundit për tu ngjitur në kuotën e 10-të rrjetave këtë sezon.
Deri më tani, ai ka kontribuar edhe me 4 asiste. Sulmuesi 26-vjeçar është kandidat për tu grumbulluar edhe nga trajneri Sylvinho për në kampionatin Europian të kësaj vere.
Klan News