Ishte një nga emrat më të përfolur për të ndryshuar skuadër, por Mirlind Daku do të mbetet te Rubin Kazan.

Merkato në Rusi është mbyllur dhe sulmuesi tashmë mund të mendojë vetëm për skuadrën e tij.

U raportua se interes për Dakun kishin treguar Spartak Moska dhe Krasnodar, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit.

26-vjeçari e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri në Premier League në Rusi, aty ku ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshjet e para.

Te Rubin Kazan, Daku do të jetë shok skuadre me Marvin Çunin, me këtë të fundit që u transferua te rusët në këtë merkato, nga italianët e Frosinone-s. /tvklan.al