Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Zgjerohet hetimi mbi skandalin e vjedhjes së ndihmave të misionit Ylberi në Shqipëri. Hetimet kanë filluar mbi çdo ndihmë të ardhur nga Italia jo vetëm në Vlorë por edhe në Kukës. Pas ikjes së forcave Italiane nga shqipëria spitali i ndërtuar nga Kryqi i Kuq në Kukës vidhet, më pas të gjitha farmacitë në Shqipëri janë furnizuar me ilaçe të ndihmave Italiane të ardhura për emergjencën kosovare. Këto janë fakte të dala nga hetimet që akuzojnë se misioni Italian Ylberi ka abuzuar me ndihmat shëndetësore duke i çuar ato drejt tregut të zi dhe jo në ndihmë të kosovarëve të ardhur në shqipëri. Kështu gjykata e lartë italiane ka filluar hetimet e këtij spitali të vjedhur në Kukës. Ata po hetojnë se si mundën të përfundoj në treg çdo ndihmë e ardhur shëndetësore. Gjykata e Lartë Italiane po heton edhe mbi një denoncim të një dokumenti të zhdukur. Ky dokument i firmosur nga kryeministri D’Alema urdhëronte komisarin Vitale që të merrej me llogaritë kontabël të këtij misioni. Hetimet e fundit kanë bërë qe skandali të marrë përmasa më të mëdha.
Ndërkohë shefia e Misionit të Doganave në Shqipëri Natalia Cea, ka kërkuar dorëheqjen e saj nëpërmjet një letre në Bruksel, për shkak të kërcënimeve që ka pasur ajo dhe familja e saj në Itali. Ajo ka akuzur në letër trafikantët e mafias shqiptare si edhe funksionarë të lartë të shtetit shqiptarë./tvklan.al