Në City Sport King Abdullah në Jeddah, u zhvillua ndeshja e madhe midis Al-Ittihad dhe Al-Nassr. Skuadrat kryesore pretendentë për titullin kampion në Arabinë Saudite.
Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve të famshëm në fushë skuadra e Al Nassr i kishte pritshmëritë mjaft të larta për këtë ndeshje.
Por gjithçka e shkatërroi Mario Mitaj i cili në minutën e parë shtesë pas përfundimt të kohës së rregullt dha asist për golin e fitores së Al Ittihad.
Niveli i ndeshjes ishte i lartë dhe spektakli i futbollit nuk mungoi, por skuadra e Ittihad gjeti golin e para në minutën e 55 me Benzema. Cristiano Ronaldo iu përgjigj, duke shënuar barazimin vetëm dy minuta më pas.
Ndeshja ishte e luftuar deri në fund dhe u mbyll atëherë kur mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare hap në krah për Bergëijn i cili goditi për të gjetur këndin e poshtëm të portës duke shënuar golin e fitores.
Al-Ittihad mban kreun e renditjes duke u ngjitur në 36 pikë. Al-Nassr, nga ana tjetër, mban vendin e katërt me 25 pikë.
Klan News