Edi Rama: “A e dini pse zgjedhje kanë dalë jashtë standardeve. Pse kartat e identitetit nuk janë bërë në kohë? Pse listat kanë pasur “parregullsi”? Pse kriminelët janë lëshuar rrugëve nga burgjet, pse arka e shtetit është bërë rrush e kumbulla elektorale? Pse presioni shtetëror mbi zgjedhësit ka arritur kulme si kurrë më parë? Pse njerëzit e opozitës janë flakur dhe flaken përditë në rrugë nga puna? Pse kutitë janë marrë peng? Pse opozita nuk hyn në parlament? Pse Shqipëria po bëhet shqetësim për miqtë dhe partnerët ndërkombëtar? Sepse Sali Berisha pushtetin e popullit e ka vënë në shërbim të interesit ekonomik ët familjes së tij.”
Kjo ka qenë deklarata e Edi Ramës gjatë mitingut të djeshëm në Tiranë, ndërkohë që disa herë gjatë fushatës së 28 Qershorit ka akuzuar kryeministrin se po përdor administratën në favor të fabrikimit të rezultatit të zgjedhjeve,por akuzat e Ramës për presion ndaj administratës, akoma të pafaktuara nga kreu socialist, vijnë në një kohë që vetë Rama bëhet protagonist i skenarëve të tillë.
Kjo është banda frymore e qytetit të Tiranës, e cila sikurse dje, edhe në shumë protesta apo manifestime të opozitës në kryeqytet është vënë në shërbim të interesave të kryetarit socialist, duke shënuar kështu një keqpërdorim dhe shkelje flagrante të ligjit nga vetë Rama.
Ndërkohë, akuzat e Ramës për përdorim abuziv të administratës janë në kontradiktë me vetë praktikën e mitingjeve të Ramës në krye të PS-së.
Socialistë nga rrethet që kanë marrë pjesë në mitingun e së shtunës thonë se janë të detyruar me forcë dhe nën presionin e heqjes nga puna për të udhëtuar në autobusët e posaçëm drejt Tiranës.
“Marrin njerëz me zor i hedhin në autobus i çojnë për në Tiranë ose i bëjnë presin që do të heqin nga puna. Ku do ta çojë popullin, do ta çojë drejt 97 prapë, se kështu i be.”
“Po qe se nuk do merrni pjesë do të heqim nga puna. Dje ishte një rast i veçantë psh, që po qe se nuk do të merrnim pjesë në këtë protestë do më hiqnin nga puna.”
“Po i kanë marrë dhe i kanë çuar me zor në protestë në Tiranë edhe kanë ikur disa njerëz. Më shuam se 2-3 autobusë kanë ikur.”
Pavarësisht shifrave dhe pamjeve fiktive të ofruara nga Partia Socialiste gjatë mitingut të djeshëm, Rama dhe stafi i tij nuk mundën dot të fshehin as përdorimin e bashkisë për interesa të PS-së si dhe presionin ndaj socialisteve duke i kërcënuar me bukën e gojës në këmbim të ardhjes me autobusë në Tiranë. /tvklan.al