Sëmundshmëria dhe jetëgjatësia varen nga mjedisi ku jetojmë. Rolin kryesor në dëmin që i shkaktohet sistemit imunitar, padyshim e ka ndotja.
Mjedisi dëmton sistemin imunitar. Pra nëse me kalimin e viteve bie mbrojtja imunitare e organizmit, është edhe për shkak të ndikimit të ambientit që na rrethon, përfshirë këtu regjimi ushqimor, aktiviteti fizik, mikrobet dhe ndotja që na rrethojnë.
Kërkuesit e Universitetit të Standford kanë arritur në këtë konkluzion falë një teknike të avancuar që lejon identifikimin e çdo qelize. Kështu autorët kanë analizuar proteinat e qindra milionë qelizave të sistemit imunitar të qindra personave dhe në qendër të vëmendjes kanë qenë kryesisht binjakët.
Në fakt, kërkimet mbi binjakët kanë qënë thelbësore në përpilimin e rezultateve, sipas të cilave pikërisht faktorët e ambientit që na rrethon janë vendimtarë në proceset inflamatore, nga të cilat më pas varen jetëgjatësia por edhe cilësia e jetës.
Klan Plus