Mjegulla e dendur në Kukës ka krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësoreve dhe të mjeteve. Ne distancën 70 m nuk shikohet asgjë.
Në kushte te tilla shpejtësia e lejuar nuk duhet të kalojë me shumë se 40 km në ore. Rruga e Kombit që nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë, e përtej saj deri në Prizren është e gjitha e mbuluar me mjegull që në orët e para të mëngjesit.
Temperaturat në Kukës shënojnë minus 2 gradë dhe në rruge ka prezencë të akullit. Fenomeni i mjegullës nuk është i pazakonte, veçanërisht gjatë vjeshtës e pranverës nga mëngjesi e deri në mesditë./tvklan.al