Është një mbrëmje emocionuese kjo e sotmja për Gentin pasi nëna e tij ishte e pranishme në sallë për ta parë. Dhe siç tha Genti, kjo ishte hera e parë që ajo e sheh Live.
Konkurrenti u shpreh se e ka lënduar shumë të ëmën, por do ia shpërblejë të gjitha dhe do e bëjë krenare. Ai i këndoi disa rreshta, duke i premtuar se nuk do e zhgënjejë asnjëherë.
“Kam bërë shumë gjëra. E kam lënduar. Sonte është hera e parë që ajo vjen të më shohë Live dhe jam shumë i emocionuar”– u shpreh Genti.
/tvklan.al