Ndërsa në veri të vendit shumica e shkollave do të jenë të mbyllura për tre ditë si pasojë e motit të ftohtë në kryeqytet një pjesë e tyre e kanë nisur procesin mësimor me orar të shkurtuar.
Bëhet fjalë për ato shkolla ku mungon sistemi i ngrohjes dhe ku mësimi zhvillohet në kushte të vështira.
“Kushtet janë shumë të vështira. Këtu s’ka sistem ngrohje, asnjë gjë. Gjatë gjithë kohës duhet të kërcejmë pupthi që të ngrohemi një çik se…”.
“Sado të vishesh, dmth, është e pamundur të përballohet ky i ftohtë.”
“Shumicën e rasteve bëjnë orë të shkurtuara, dalim shpejt edhe mësimet në shtëpi pastaj se këtu…”.
Këtu gjithashtu mungojnë edhe xhamat e dritareve, por Eqrem Çabej nuk është e vetmja shkollë pa sistem ngrohje në Tiranë.
Në një situatë të tillë janë edhe 50% e shkollave 9-vjeçare dhe kopshteve./tvklan.al