Dy këmbësore janë përplasur nga një motor në Vlorë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në bulevardin “Ismail Qemali”. Motori i drejtuar nga 27-vjeçari E.R. përplasi një vajzë 10-vjeçare dhe një 20-vjeçare me iniciale A.R.

Dy këmbësoret mbetën të lënduara së bashku me drejtuesin e motorit. Të tre u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje pwr tw kryer veprimet e mëtejshme për aksidentin.

/tvklan.al