Një 70-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Triportit” në Vlorë.

Informacionet e policisë bëjnë të ditur se i moshuari ende i paidentifikuar ishte duke lëvizur me motomjetin e tij, në momentin që ndodhi aksidenti.

Ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital, kurse drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Policia ndërkaq po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, si dhe për identifikimin e 70-vjeçarit që ndërroi jetë.


“Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit,” njoftojnë blutë e Vlorës./tvklan.al