Dy fëmijë të mitur kanë mbetur të lënduar nga një aksident rrugor këtë të martë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Lungomare.
Një 75-vjeçar, banues në Maqedoni, duke drejtuar një “Alfa Romeo” ka aksidentuar dy fëmijët 8 dhe 12 vjeç që ndodheshin në rrugë.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./tvklan.al