Seanca e ndërmjetësimit nga “Shihemi në Gjyq” ka nisur me një përplasje mes Eduartit dhe Dorinës. Nga ajo që mësuam nga insertet, është se Eduarti i ka marrë Dorinës një hua borxh. Dorina kërkon të marrë çfarë i përket dhe është e gatshme të gjejë një zgjidhje paqësore.
Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani i jep fjalën Eduartit që nxisin reagimet e Dorinës.
Eduart: Mua më ka ikur tepeleku, kësaj avash avash i ikën fiqiri.
Dorina: Mos më fol mua me atë gjuhë ti!
Eduart: Vjen më kërcënon mua zonja Eni.
Dorina: Për çfarë të kam kërcënuar?
Eduart: Më kërcënon mua dhe mos e zgjat më të lutem.
Dorina: Ore qëndro aty!
Eduart: Ti duhet ta kesh për nder që vjen këtu, e kupton?
Dorina: Të lutem ulu atje ku je, mos na nxirr nga korniza e etikës. Do të krijosh skenën, do këndosh?
Eduart: Do bisedosh me zonjën Eni.
Dorina: Po ulu more atje.
Eduart: Të isha nga ata unë të çoja në polici ty!
Dorina: Kush je ti për të më çuar mua në polici?
Eduart: Ti më ke provokuar
Dorina: Për çfarë të kam provokuar?
Eduart: Qepe gojën!
Dorina: Mos më thuaj mua qepe gojën se s’je në moshën time që të të kundërvihem, të lutem. Shko atje njëherë, shko. E shijove skenën.
Eduart: Ti s’ke punë në pronën time!
Dorina: Prona është e imja, është e imja se ke pranuar lekët!
Eduart: Rri në atë tënden, ato që t’i kam do t’i jap.
Dorina: Kur do mi japësh? Kur?
Eduart: Po deshe rri, qepe gojën!/tvklan.al