Sahit Prizreni kërkon të mos ndalë sukseset në karrierën e tij si mundës, duke synuar një medalje në Pekin 2008. Flamurmbajtësi i  ekipit olimpik shqiptar i cili është ende i frymëzuar nga vendi i tretë në botërorin e vitit të kaluar në Bakur të Azerbajxhanit, po stërvitet çdo ditë për të realizuar ëndrrën e tij. 

Sahit Prizreni: “Vendi është i madh, ndërmjet kundërshtarëve sepse secili prej  tyre është njëherë medalist në olimpiadë botërore apo evropian është thjesht çështje mentaliteti dhe eksperience  dhe unë mendoj se kam fituar aq eksperiencë dhe kam bindjen e një rezultati pozitiv.”

Sulejman Shala: “Shpresoj se me përgatitjet me të cilat është duke i bërë Sahiti me përvojën të cilën e ka rrit dhe duke bërë një analizë kështu krahasuese mes Sahit Prizrenit dhe  mundësve elitar të peshës së tij. Do me thënë unë llogaris se ky do të jetë ndër tre mundësit i cili do të jetë në zonën e medaljeve.”

Trajneri kosovar Sulejman Shala një ish-mundës që është aktivizuar dikur me kombëtare e Jugosllavisë, punon me Sahitin rregullisht prej disa muajsh. Ai mendon se prania e tij në olimpiadë kompenson mungesën e Kosovës.

Sulejman Shala: “Prezenca ime tani në Pekin, besoj se do të jetë një inkuadrim indirekti Kosovës ngaqë unë vij nga Kosova, pikërisht nga qyteti i Prizrenit dhe besoj se edhe shteti shqiptar  e ka bërë një protestë shumë të mirë.”

Sahit Prizreni i cili garon për peshën 60 kilogramë në stilin e lirë merr pjesë për herë të dytë në lojërat olimpike dhe do të jetë në tapet më 19 gusht./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku