Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Aktivitetet kulturore, janë shtuar së fundmi në Shqipëri, ekspozitat, shfaqet teatrore, koncertet apo operat, tre vitet e fundit janë shtuar në mënyrë të ndjeshme. Shpesh herë ato përcjellin tek publiku vlera të vërteta artistike dhe interpretative, por nuk mungojnë edhe shfaqje me nivel të ulët artistik.

Institucione të ndryshme të media në vendin tonë, rrallë herë kritikojnë ato shfaqje apo fenomene kulturore të cilat vërtet nuk kanë nivel dhe kjo pasi në Shqipëri mungojnë kritikët e artit të vërtetë. 

Sipas drejtorit të Institutit të Studimit të Arteve, kritikut Josif Papagjoni, mungesa e kritikës në vendin tonë, vjen për tre arsye kryesore. E para sepse në vendin tonë nuk ka një shkollë, për të përgatitur këta kritikë. E dyta, sepse kritika nuk është e organizuar si mendim, pra ekziston një kritikë reklamative dhe në fund, kritika nuk është e vlerësuar nga ana financiare.

Josif Papagjoni:- “Duhet të çelen urgjentisht kurset pasuniversitare për të përgatitur kritikë të rinj, sepse kritika kërkon një përgatitje shumë të madhe filozofike, estetike, kërkohen male librash për të lexuar, kërkohet një përvojë e verifikuar dhe së treti për mendimin tim, kritika më në fund duhet të jetë e paguar”.

Specialistët bëjnë apel, duke thënë se jemi shumë të vonuar në drejtimin e kritikës dhe duhet të merren masa urgjente, si nga Ministria e Arsimit, apo Akademia e Arteve, për përgatitjen e elementëve të rinj të kritikës shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora