Mungesa e lejeve të ndërtimit në bashkinë e kryeqytetit mbetet një problem shqetësues për ndërtuesit.

Gjatë vitit të kaluar, sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë është rreth katër herë më e vogël sesa mesatarja vjetore në dekadën e fundit, konstaton Shoqata e Ndërtuesve.

Sipas kësaj shoqate, shkak është mosfunksionimi i Këshillit Rregullues të Territorit në Bashkinë e Tiranës.

Luigj Aleksi: “Në Tiranë për vitin 2009 janë bërë vetëm dy mbledhje KRRT-je dhe janë dhënë vetëm 229 mijë metra katrorë leje ndërtimi nga një mesatare vjetore e dhjetëvjeçarit me rreth 1 milion e 200 mijë metër katror në vit.”

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, probleme me funksionimin e KRRT-ve dhe planeve rregulluese hasen jo vetëm në bashkinë e kryeqytetit dhe atë të Durrësit, por edhe në shtatë bashki të tjera të mëdha të vendit./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro