Komisionit hetimor parlamentar, i ngritur tri jave me pare për te shqyrtuar procedurat e dhënies se lejeve te ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, pas shqyrtimit te provave miratoi ne fund te afatit te tij raportin përfundimtar.
Konkluzionet e këtij raporti do te kalojnë për miratim ne seance plenare pasditen e te premtes. Sipas kreut te komisionit, Ferdinand Xhaferri, lejet e dhëna nga bashkia e Tiranës për vitin 2008 e ne vazhdim janë te jashtëligjshme.
Ferdinand Xhaferri: “Në konkluzionet përfundimtare komisioni arrin në konkluzionin se praktika, procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës për periudhën 2008 e deri në Prill të 2009-tës janë në kundërshtim të hapur me ligjin. Përsa më sipër raportet i kalojnë për miratim kuvendit dhe do i dërgohet prokurorisë.”
Edi Paloka: “Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi punuar me të gjitha provat që janë paraqitur, me dëshmitë që edhe vetë mediat i kanë dëgjuar, pra janë të gjitha fakte, dëshmi që akuzojnë drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë, zoti Rama.”
Paraditen e te enjtes, kryetari i këtij komisioni, deputeti Xhaferri, tha se ky komision do t’i kërkojë parlamentit qe te pezullojë 59 leje ndërtimi, pasi ne to janë konstatuar shkelje ne procedura./tvklan.al