Edhe sot ata që kanë ndërruar jetë kanë ndarë banesën e fundit me të afërmit e tyre që kanë humbur jetën vite më parë. Shërbimet funerale janë ata që përballen të parët me qyetarët, të cilët përballë fatkeqësisë prej dy ditësh kanë edhe një hall me të madh mungesën e një vendi për varr.
Varrimi varr mbi varr, ka një kosto më të lartë, ndërsa varri që hapet duhet të ketë mbi 5 vjet. Mungesa e vendeve për varre në kryeqytet, nuk është një gjë e re, por mbyllja zyrtare e varrezave ndodh për herë të pare. Ndaj edhe gjykohet si një situatë alarmante përballë së cilës, shërbimet funerale propozojnë këtë zgjidhje.
Tv Klan