Lajme Arkiva 2003

61 vatra zjarri kanë rënë në vendin tonë vetëm gjatë ditëve të para të gushtit këto janë të dhënat e fundit statistikore të bëra publike për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve.

Sipërfaqet pyjore të përshkruara nga zjarri janë 254 hektarë nga të cilat 85 hektarë janë djegur, ndërsa sipërfaqja kullosore e djegur është 101 hektarë. Por pamundësia e ndërhyrjes së automjeteve zjarrfikëse në zonat malore mbetet një fakto i cili vështirëson eliminimin e vatrave të zjarrit.

“Vështirësia më e madhe për personelin pyjor ka qenë në zonat malore të thella ku edhe njerëzit janë shumë të pakët. Në këto raste personeli pyjor detyrohet ta përballoj i vetëm zjarrin”.

Të shuash zjarret në zonat malore me një personel të kufizuar është gati e pamundur. Ndoshta sistemit zjarrfikës i mungon një element shumë i rëndësishëm i cili është ai i shërbimit zjarrfikës ajror i destinuar sidomos për zjarret në zonat malore.

“Jemi në pritje të marrjes së paktën të disa zjarrfikëseve që do të mund të hyjnë në zonat pyjore, që të mund të përdoren nga personeli pyjor. Ky do të jetë hapi i parë. Ndoshta për ndërhyrje ajrore është disi shpejt dhe janë fonde të konsiderueshme që ne nuk jemi në gjendje ti përballojmë”.

Sipas komunikatës për shtyp të kësaj drejtorie në mjaft raste dyshohet se ndezja e zjarreve është e qëllimshme nga person atë ndryshëm dhe nuk kanë munguar edhe rastet e denoncimeve pranë prokurorive përkatëse./tvklan.al