Ajo që tërhoqi vëmendjen e gazetarit Mustafa Nano në zgjedhjet e 30 Qershorit në fjalimin e Kryeministrit Rama, ishte falenderimi në fund i pjestarëve të familjes së tij dhe Zahos. Në këndvështrimin e tij Nano thotë se kjo qe një marrëzi që Kryeministri Rama nuk do të duhej ta bënte, pasi kjo ndodh vetëm me familjet mbretërore.
“Menjëherë pas zgjedhjeve në 30 Qershor ai mbajti një fjalim dhe në fund ai falenderoi pjesëtarët e familjes së tij se nuk e kuptoj se ç’lidhje kanë më zgjedhjet. Nuk ka arsye pse duhet t’i di unë emrat, po ja që i di dhe në fund Zahon dhe iu referua Zahos edhe për një shprehje që Zaho paska thënë. Kjo për mua është marrëzi. Kryeminsitri nuk do duhej ta bënte këtë nuk ka pse ta përdorë fëmijën e vetë në funksion të PR të tij. Ndodh vetëm me familjet mbrëtërore dhe satrapat dhe mbretërit. Rama mbret nuk është”.
Sipas Nanos, kjo gjë ndodh vetëm me familjet mbretërore, pasi ata një ditë ata mund të bëhen mbretër dhe me këtë shpjegohet dhe interesi.
“Familja mbretërore dhe gjithë Britania i di emrat e fëmijëve të familjes Mbretërore, të Dukës e Dukeshës. E ka ditur që në momentin e parë. Kjo është traditë e njohur në Britaninë e Madhe sepse britanikët janë të interesuar të dinë çdo gjë se një ditë ata mund të bëhen mbretër dhe me këtë shpjegohet dhe interesi. Britanikët duan dhe meritojnë të jenë të informuar me pinjollët e familjes mbretërore, ndërsa burrat e shtetit ruajnë privatësinë e fënmijës së tyre”. /abcnews.al