Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Halid Muharremi mohon të ketë dhënë dorëheqjen nga kreu i Myftinisë së Elbasanit, ndërsa pohon se nuk do të rikandidojë për këtë post në zgjedhjet e ardhshme. I bindur se nuk është përzierë në asnjë lloj afere në problemin e Namazgjasë, Muharremi shton se politika duhet të qëndrojnë larg këtij problemi, si dhe larg nga pronat e vakëfit historik.

Burime jo zyrtare shtojnë se myftiu i ardhshëm i Elbasanit do të jetë nënmyftiu i këtij qyteti Agim Duka. Ai shihet si një figurë konsensuale midis dy grupimeve që ekzistojnë.

Halid Muharremi:- “Mund të rikandidojë, sigurisht në një zonë tjetër më afër Tiranës, se atje jam banor i Tiranës. Unë tani nuk banojë në Elbasan prej disa vitesh dhe për shkak të moshës mendoj se në Elbasan mundet të kandidojë ndonjë djalë tjetër, që i plotëson kushtet është me shkollë të lartë teologjike dhe mundet të jetë më efiçent në punën e tij”.

Ndërsa komisioni i Namazgjasë e ka shtrirë punën e tij edhe në Tiranë. Burime nga ky komision thonë, se këshillat e xhamive të kryeqytetit, duke nisur nga Medreseja do të bashkojnë zërin e tyre, për të kërkuar transparencë nga Komuniteti Mysliman dhe se peticioni për problemin e Namazgjesë do t’i dërgohet edhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare./tvklan.al