Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në njësinë nr. 14, te pallatet “Santi Shpk” në Tiranë. Leonora Hasani thotë se jeton në Amerikë dhe vendosi të blejë një apartament në këtë zonë. Ajo thotë se fqinja ngjitur i ka bërë një kabinë xhami duke iu futur në ballkon. Nga viti 2017 deri në 2023-shin, Leonora nuk kishte dijeni për këtë situatë.

Kur u kthye nga Amerika zbuloi që fqinja kishte bërë këtë ndërtimin duke devijuar strukturën e pallatit. Në këtë pikë njoftoi specialistin dhe bashkinë dhe ato nisin IMT-në. Ky institucion i jep të drejtë, por në shkresë thuhet se nuk është evidentuar ndërtim në proces. Kjo do të thotë se rasti nuk është kapur në flagrancë ndaj dhe institucionet nuk kanë marrë asnjë masë.

Bashkëshorti i Leonora Hasanit: Ta marrim jo me shaka,  por real, ajo dëgjon gjithë pasthirrmat e mia dhe unë dëgjoj gjithë pasthirrmat e asaj. Kjo nuk është normale.

Gazetarja: Me këtë që the, na habite fare! Ika, ika, ika.

Leonora Hasani: Duke qenë se “mhm, mhm”, nuk ma zgjidhën, iu drejtova juve. Ma zgjidhni këtë punë.

Gazetarja: Hajde, hajde! Kemi trajtuar lloj-lloj temash, tani të heqim edhe “mhm”…

Gazetarja e “Stop” njoftoi për këtë situatë, inspektorin e IMT-së, Gramoz Çela i cili tha se do ta trajtojë me prioritet pasi të shohë dokumentacionin e palës tjetër. Çela tha se do të marrë masa rikthimin e ndërtimit pa leje në gjendjen e mëparshme./tvklan.al