Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre dy-vjeçare.
Dy artistët thanë se “kemi vendosur të mbyllim lidhjen tonë”, por insistuan se ishte një ndarje paqësore.
Shawn dhe Camila publikuan një deklaratë të përbashkët të mërkurën mbrëma ku konfirmuan ndarjen.
“Hej djema,kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Në e filluam marrëdhënien tonë si shokë të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë. E vlerësojmë mbështetjen tuaj që prej fillimit e deri në vazhdim”, ishin rreshtat ku këngëtarët u shpjeguan për fansat.
Njoftimi u publikua në llogaritë respektive të secilit. Ish- çifti kanë qenë miq për pesë vite përpara se të konfirmonin lidhjen në vitin 2019. Ndërkohë, ata nuk kanë fshirë asnjë foto së bashku nga llogaritë e tyre./tvklan.al