Këngëtarja vendosi të nxirrte në shitje shtëpinë e saj pas ndarjes me të dashurin Shawn Mendes
Këngëtarja e njohur Camila Cabello i dha lamtumirën vilës së saj mahnitëse në Los Angeles. 24-vjeçarja shiti shtëpinë e saj të stilit mesdhetar për 4.3 milionë Dollarë një çmim më i mirë se çmimi me të cilën e bleu fillimisht.
Ish-anëtarja e grupit Fifth Harmony e bleu shtëpinë në prill 2019 për 3.4 milionë Dollarë. Me tre dhoma gjumi, shtëpia përmban një studio regjistrimi dhe kjo sepse këngëtarja dëshiron të ketë një vend brenda shtëpisë për të bërë muzikë.
Kuzhina është ëndrra e çdo të afeksionuari pas gatimit, me pajisje prej çeliku inoks, tavane unike prej guri dhe një bar të gjerë mëngjesi. Pak larg kuzhinës është dhoma e ngrënies dhe dhoma e ndenjes, e cila ka një oxhak me pllaka spanjolle. Ndërsa dhomat e gjumit janë po aq sa klasike edhe moderne.
Ajo vendosi të shiste shtëpinë e saj në Los Angeles muajin e kaluar pasi njoftoi ndarjen me të dashurin Shawn Mendes.
Klan News