Fansat janë të bindur se Camila Cabello ka ironizuar Sabrina Carpenter në një video të fundit të saj të shpërndarë në Tik-Tok pasi thashethemet për një trekëndësh dashurie me Shawn Mendes filluan të rishfaqen këtë javë.
Këngëtarja e hitit “Havana” ndau një video selfie ku këndon një pjesë të këngës së saj, “June Gloom” të cilën fansat mendojnë se Cabello e shkroi për Carpenter. Shumë fansa vunë në dukje gjithashtu ngjashmërinë e dy këngëtareve në pamje pasi Camilla Cabello u bë gjithashtu bionde dhe vendosi të mbante të njëjtin model flokësh si artistja tjetër.
Videoja ironziuese në Tik Tok vjen pasi Carpenter publikoi albumin e saj të ri, “Short n’ Sweet”, i cili përmban disa këngë që fansat mendojnë se kanë të bëjnë me artistin Shawn Mendes. Konkretisht në këngën “Taste”, 25-vjeçarja flet për një burrë i cili nuk mund të zgjedhë dot mes ish të dashurës së tij dhe partneres aktuale.
Mendes dhe Cabello konfirmuan për herë të parë lidhjen e tyre me videoklipin e tyre të njohur “Señorita” në vitin 2019, por u ndanë në nëntor 2021. Gjatë muajtit shkurt dhe mars të viit të kaluar mediat supozouan për një romancë mes artistit dhe Carpenter kur ata u panë duke u shoqëruar së bashku.
Klan News