Napoli ka ndërruar emrin e stadium për nder të legjendës Maradona që ndërroi jetë javën e kaluar. Tashmë arena ku ndeshen napoletanët do të quhet “Stadio Diego Armando Maradona”.

Këshilli i qytetit ka miratuar në mënyrë anonime propozimin e kryetarit të bashkisë, Luigi De Magistris. Maradona ka qenë një prej lojtarëve me ndikimin më të madh për Napolin. Ai fitoi dy Seria A me klubin.

“Me një talent të paparë dhe magjinë e tij, ai nderoi fanellën e Napolit për shtatë vjet duke i dhënë dy kampionate historike dhe disa kupa të tjera prestigjioze”, thuhej në një deklaratë të këshillit.

Maradona humbi jetën më 25 Nëntor për shkak të një arresti kardiak. Në fillim të Nëntorit, 60-vjeçari i ishte nënshtruar një operacioni për mpiksje gjaku në tru. Atëherë u njoftua se Maradona po trajtohej edhe për varësinë ndaj alkoolit.

Maradona konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. Në vitin 1986, ai fitoi Kupën e Botës dhe po atë vit bëri histori me golin kundër Anglisë që më vonë u quajt “dora e Zotit”./tvklan.al