Nata e pestë e “Dance Albania” në Tv Klan nisi me batuta të zhurmshme e gazmore mes jurisë e konkurrentëve. Përveç performancave elektrizuese, nuk munguan as momentet kyçe.
Ermal Mamaqi iu “qep” pas veshjeve të konkurrentëve. I pari që provoi “ngacmimet” e komedianit ishte Meridian Ramçaj, teksa Andi Lila mori propozimin për t’u zhveshur ndërsa kritikat u pasuan edhe te Kastro Zizo.
Adelina Tahiri rrëfeu se pjesëmarrja e saj në spektakël është komentuar gjerësisht nga opinion public në mënyrë jo positive. Nga ana tjetër, ajo tha se në këtë rrugëtim, mbështetësi më i madh është bashkëshorti, i cilii nuk është aspak xheloz.
Arta Nitaj shprehu hatërmbetje ndaj jurisë për kupën e mbrëmjes së kaluar, për të cilën mendonte se e meritonte.
Nga ditëlindja e Anita Haradinaj u shfaqën pamje, ku në njërën prej tyre puthej me bashkëshortin, Ramushin. Ky i fundit ka kuptuar se edhe Anita “duhet të ndiqet në Instagram nga qejfi”, tha me humor konkurrentja.
Kupa e mbrëmjes u fitua për herë të dytë nga Cindy Marina. Renditja e konkurrentëve vendosi që gara për të qëndruar të ishte mes Arta Nitaj e Meridian Ramçaj, nga e cila u skualifikua modelja bukuroshe.
Skualifikohet Arta Nitaj, juria mban në garë Meridian Ramçajn
“Time of my life”, sigla që vendos se kush do të qëndrojë në shtëpinë e “Dance Albania” në Tv Klan pa një “ndeshje” mes Arta Nitajt e Meridian Ramçaj. Juria e spektaklit u vendos në një pozitë të vështirë për të zgjedhur se cili prej konkurrentëve vazhdon garën.
Ermal Mamaqi: Unë me gjithë, dëshirën e mirë për të dy, do të mbaj në shtëpi, pra do të shpëtoj, Artën.
Klaudia Pepa vlerësoi energjinë e mirë të Arta Nitajt, por tha se perfomanca e saj sonte nuk ishte në maksimum, ndoshta edhe prej demoralizimit.
Klaudia Pepa: Çdo javë ke qenë e kuruar, e bukur, me energjinë tënde, me thjeshtësinë tënde, por sonte për mua vazhdon garën Meridiani.
Ilir Shaqiri teksa evidentoi vendosmërinë e Meridianit dhe prepotencën për të fituar, nuk la pas as çiltërsinë dhe punën e Nitaj. Nga ana tjetër, iu kujtoi konkurrentëve se “Time of my life” është një kërcim “kokë a pil” dhe nuk duhet ta lënë pas dore për të mos rrezikuar eleminimin.
Ilir Shaqiri: Unë mendoj që më lart në këtë rast ishte Meridiani.
Vendimi i jurisë favorizoi Meridian Ramçaj në 2 vota kundrejt 1 duke skualifikuar Arta Nitajn.
Cindy Marina fiton kupën për herë të dytë, Arta Nitaj në “luftë” për mbijetesë
Mbyllja e mbrëmjes së “Dance Albania” në Tv Klan kurorëzon edhe fituesin e puntatës. Në klasifikimin sipas pikëve, e para renditet Cindy Marina me 8.3 pikë. Në gëzimin e fitores, Alketa Vejsiu nxiti çiftin triumfues.
Alketa Vejsiu: Mos e ulni ritmin, duam performancë të mirë edhe javës që vjen. Shumë faleminderit!
Ilir Shaqiri: U bë hera e dytë.
Alketa Vejsiu: U bë kupa e dytë, po.
Arta Nitaj ndodhet në fund të renditjes së bashku me Anita Haradinajn e Meridian Ramçaj. Se cili do të jetë konkurrenti me të cilin do të përballet, e vendos zarfi.
Anita Haradinaj: Sa m’u mbush mendja që kisha shkuar te top treshja. O produksioni, unë uroj që nuk më keni bërë befasi ditëlindjeje sfidën. Të shohim kush është: Meridiani dhe Aneda.
Javën e kaluar, ndonëse Meridiani ishte konkurrent i ri, arriti të fitonte kupën.
Detoksin ia dedikon bashkëshortes, Kastro Zizo: Paqe në 3 pikat kryesore, truri, zemra dhe frutat
Kastro Zizo, performanca e të cilit përmbylli natën e pestë të “Dance Albania” në Tv Klan, dha arsyen e formës së tij të mirë. Siç ka deklaruar më herët, artisti ka nisur një detoks të plotë, por sqaron qartësisht kujt i është dedikuar ky detoks.
Alketa Vejsiu: Nga 3 fëmijët që ke kush është fansi më i madh i Kastros, sidomos për këtë performancën këtu në “Dance?”
Kastro Zizo: I vogli. Çuni, i vogli.
Alketa Vejsiu: Detoksin tënd kujt ia dedikon, ma thuaj?
Kastro Zizo: Bashkëshortja, ajo që më shoqëron në yje. Megjithatë, njeriu, vjen ai momenti që të gjithë pikat e energjisë, është momenti që më në fund të bëjë paqe dhe përveç asaj që kemi përsëritur, në 3 pikat kryesore, që është truri, zemra dhe frutat, gjithë energjinë. Nëse ke një koordinim të mirë të të trejave, sigurisht që energjia është mirë.
Ermali “ngacmon” Anitën: Të puthi para apo pas kërcimit? Përgjigjet gazetarja: E kuptoi se dhe unë duhet të ndiqem në Insta nga qejfi
Gazetarja e njohur e lajmeve në Kosovë, Anita Haradinaj ka festuar para disa ditësh ditëlindjen e saj. Në “Dance Albania”, ajo ka treguar se dhuratën më të bukur nga ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka marrë me kohë pasi i ka dhënë epitetin nënë.
“Unë nga Rmushi e ka marrë me kohë dhuratën, më ka dhënë epitetin nënë, prandaj unë zgjohem çdo ditë duke thënë “vdeksha për veten time”, shprehet Anita Haradinaj.
Pas performancës së saj me balerinin, Anita u surprizua nga stafi i “Dance Albania” me një video ku shfaqeshin pamje nga ditëlindja e saj, ndër të cilat ishte dhe një foto duke u puthur me bashkëshortin e saj, Ramush Haradinaj.
Alketa Vejsiu: Shumë bukur ditëlindja jote sepse ne kemi bashkëpunëtorë këtu që të xhirojnë kur ti nuk e ke mendjen, fotografi sekrete. Edhe 100 të bëhesh. Qofsh gjithmonë e bukur dhe me dritë.
Ermal Mamaqi: Doja vetëm një koment të shkurtër, dukeshit shumë bukur. Jam shumë i lumtur. Unë kam qenë tek ajo shtëpia ku ju po festonit dhe jam shumë i lumtur se nga ky projekt, duket se dashuria juaj është shtuar. Të ka puthur para apo pasi kërceve atë ditë?
Anita Harandinaj: Pasi kërceva. E kuptoi se edhe unë jam grua që duhet të ndiqem në Instagram nga qejfi.
“A të është rritur çmimi ty?”, Ermal Mamaqi i bën pyetjen e papritur Orgesa Zaimit
Orgesa Zaimi konkurrente në “Dance Albania” në Tv Klan, herën e kaluar i shpëtoi rrezikut, pasi u vendos në një sfidë përballë Valon Shehut, nga e cila këngëtarja doli fituese.
Këtë herë ajo u shfaq sërish në formë, teksa kërcente, por sapo mbaroi performancën la të dukej se ende i dhemb qafa e dëmtuar gjatë një kërcimi. Ndaj ajo nuk i shpëtoi komenteve ngacmuese të Ermalit, i cili tha se ishte hera e parë që shikonte një toreador që e kapte demin nga veshët dhe jo nga brirët.
E duke qenë se Orgesa është një këngëtare shumë e pëlqyer dhe e kërkuar nga publiku, Ermali gjeti rastin ta pyeste se sa i ka vajtur çmimi tani që është çdo të hënë në ekran.
Ermal Mamaqi: Për mua është hera e parë që shikoj një toreador që e kap demin nga veshët jo nga brirët. Njoh një fizioterapist shumë të mirë, flasim pastaj. Por përveç kësaj doja të pyesja Orgesën në lidhje jo me kërcimin. A të është rritur çmimi i performancave që bën këto kohë që je në Tv Klan? Se pyeta Valonin, i kërkova të vij të këndojë te lokali jonë të shtunave se jemi live dhe më tha 3000 Euro. Vërtet 3000 Euro merrni ju tani?!
Orgesa Zaimi: Tani nga ikja e Valonit mua më është bërë dyfish.
Alketa Vejsiu: Peshon ar kjo vajzë.
Ermal Mamaqi: Nuk të kërkoj.
“Ishte si një déjà vu”, Orgesa Zaimi flet për sfidën e dytë me Valonin: I përballoj ndër dhëmbë
Në klipin prezantues të “Dance Albania” në Tv Klan, Orgesa Zaimi rrëfen se në sfidën e javës së kaluar me Valon Shehun. Përballja në duelin e mbrëmjes nuk ishte hera e parë që ata të dy janë vendosur në një pozitë të tillë, por me një ndryshim.
Orgesa Zaimi: Në këtë sfidë isha komplet e hutuar. Dhe mbi të gjitha nuk e prisja që të isha në sfidë me Valonin. Para shumë vitesh ishim në sfidë te “Star Akademia” dhe ishte si një “déjà vu” për mua. Te “Star Akademia” fitoi Valoni.
Në ekzekutimin e “Time of my Life”, fitoi Orgesa, e cila eleminoi Valonin. Për këtë ia jep meritat shenjës së horoskopit dhe natyrës së saj.
Orgesa Zaimi: Në përgjithësi si natyrë dhe si shenjë zodiakale e Luanit, jam njeri që sfidat i përballoj ndër dhëmbë, kështu që kjo është diçka shumë e lehtë në krahasim me sa sfida të vështira kam kaluar në jetë. Kam 15 vjet karrierë në fushën muzikore, mund ta imagjinoni vetë.
Dance Albania/ Arta Nitaj: Meritoja të fitoja kupën javën e kaluar, po lemë shpirtin në prova
Meridiani fitoi kupën javën e kaluar në spektaklin e të hënës në Dance Albania në Tv Klan. Ai ishte në finale përballë Arta Nitaj.
Por bukuroshja është shprehur e zhgënjyer që nuk ka mundur ta fitojë kupën, duke thënë se ishte ajo dhe partneri i saj në kërcim ata që e meritonin.
Arta Nitaj: Mendoj se ne e merituam kupën, jo që kisha ditëlindjen, por po lemë shpirtin në prova, që nuk festova as ditëlindje, që nuk dola as për një gotë në 4 javë, që vijmë çdo herë në prova, që nuk vonohemi kurrë, që punojmë shumë, që e bëjmë me motiv. Unë mendoj që definitivisht ne ishim çifti që merituam kupën. U mërzita.
“A e ka lënë burri?”, Adelina Tahiri: Nuk mund ta kuptoj dhe ta besoj se në shekullin XXI ka akoma pyetje të tilla
Këngëtarja Adelina Tahiri para performancës së saj në “Dance Albania” në Tv Klan ka sqaruar të gjithë ata që kanë pyetur nëse është apo jo bashkëshorti i saj xheloz. Këngëtarja Tahiri është shprehur se ai nuk është fare xheloz për pjesëmarrjen e saj në spektaklin e kërcimit “Dance Albania” në Tv Klan.
Adelina Tahiri: Nuk është burri im fare xheloz. Ngaqë nuk është shqiptar ndoshta.
Këngëtarja Tahiri ka deklaruar se nuk e kupton se si ka mundësi që në shekullin e XXI të ketë akoma persona që pyesin “A e ka lënë burri këtë” për të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”.
Adelina Tahiri: Mendjen teksa vallëzoja nuk e kisha as tek burri, as tek partneri, por e kisha tek çuni. Kisha frikë se do të hipte në skenë sepse më thoshte: Mami kur të vallëzosh ti, unë do të vij tek ty në skenë. Rastisa në disa komente ku lexova që “A e ka lënë burri këtë?”. Unë akoma nuk mund ta kuptoj dhe ta besoj se në këtë shekull XXI ka akoma pyetje të tilla. Ai ishte i vetmi i cili më shtyu që të vija këtu dhe insistonte.
Ermal Mamaqi i kërkon Andi Lilës të heqë pantallonat në studio, heshtje në Dance Albania
Një batutë e Ermal Mamaqit në skenën e Dance Albania në Tv Klan shkaktoi një heshtje për disa sekonda.
Andi Lila, në këtë mbrëmje të 5-të të Dance Albania, iu drejtua Ilir Shaqirit duke i thënë se si balerinët ashtu dhe futbollistët kanë shumë të përbashkëta.
Ermal Mamaqi: Ishte një koreografi shumë e bukur. Paola ka vlerën më të madhe këtu, por më pëlqeu shumë dhe Andi. Ishte një lloj kimie shumë e bukur në gjithë këtë.
Andi Lila: Kam një konstatim edhe për Ilir Shaqirin. Jo vetëm balerinët, por edhe futbollistët i kanë këmbët kështu…
Ilir Shaqiri: I ke me hark, pa diskutim, është super padiomi që ka. Padiomi është harku dhe kurrizi.
Andi Lila: Çdo puntatë po na del nga një gjë e përbashkët…
Ermal Mamaqi: Mirë thotë, hiqi njëherë pantallonat që të shohi tamam ky…
Alketa Vejsiu: Heshtje…
Ermal Mamaqi: Ore ç’a thashë… Ç’a keni, këtu janë gjithë kohës njerëzit me brekë, njëherë që thashë unë ra “vdekja”.
Ermal Mamaqi ka një sugjerim për Arbnora Ademajn dhe partnerin e saj të jetës: Kur të hanë…
Në spektaklin “Dance Albania” në Tv Klan, aktorja Arbnora Ademaj ka zbuluar më shumë për jetën e saj personale. Pas performancës, moderatorja Alketa Vejsiu e ka pyetur në lidhje me partnerin në jetë të aktores, për të cilin Arbnora Ademaj ka thënë se është forcë dhe përkushtim i madh.
Mes batuash, anëtari i jurisë, producenti Ermal Mamaqi i ka dhënë një këshillë Arbnora Ademajt dhe partnerit të saj të jetës.
Ilir Shaqiri: Mendoj se ti je aktivizuar më shumë këtë javë, mendoj se ke punuar më shumë këtë javë. Ia dole mjaft mirë pavarësisht disa hapave që nuk patën finalizimin. Padjeshkat “nice”. Pati një lloj raporti të themi, ndjenjë me partnerin të vlefshëm, Vazhdo kështu si e ke nisur.
Alketa Vejsiu: Kur bën kontakt me sy me partnerin që vjen gjithmonë çdo javë në prova, të jep forcë apo të shpërqendron? Partneri në jetë e kam fjalën jo partneri në skenë sepse ke një partner të përkushtuar që e shoh se është gjithmonë me ty.
Arbnora Ademaj: Për mua është forcë dhe mbështetje shumë e madhe dhe mendoj se është fat i madh në jetë që t’i kesh të dyja.
Ermal Mamaqi: Unë kam një sugjerim për partnerin që kur të hanë të lëshojnë duart që të kenë mundësi të hanë me të dyja duart.
“Sikur po bëje pazar te Myslym Shyri”, Meridiani-Ermalit: Vetëm Arta Nitaj më kupton
Meridian Ramçaj është konkurrent i ri në “Dance Albania”, ai i habiti të gjithë natën e kaluar me kërcimin e tij ku edhe pse ishte i fundit që u fut në garë doli i pari. Por këtë herë duket se ai nuk shkëlqeu aq sa herën e kaluar.
Ai mori komente jo aq pozitive dhe sigurisht nuk kishin se si të mungonin batutat e Ermal Mamaqit, i cili nuk komentoi kërcimin e Meridianit, por veshjen e tij. Sipas tij ai dukej sikur kishte dalë për pazar te “Myslym Shyri” .
Batuta e tij u prit me humor nga Meridiani duke i thënë se vetëm Arta Nitaj e kupton sa e vështirë është për të kërcyer.
Ermal Mamaqi: Meridiani më pëlqeu, ishte i zhdërvjellët, e ndiqte Anedën. Një çudi m’u duk, sikur nuk shkonte shumë kostumografia jote me Anedën, m’u duke sikur po bëje pazar te “Myslym Shyri”. Por shumë mirë.
Meridani Ramçaj: Ermalo, vetëm Arta Nitaj më kupton sa e vështirë është për të kërcyer.
Alketa Vejsiu: Ke veshur reçipeta?
Meridani Ramçaj: Jo, jo.
Alketa Vejsiu: Se m’u duk se po i rregulloje çuditshëm. I paska lënë në shtëpi./tvklan.al