Nga Nju Jorku në Shqipëri, këto janë 123 krijimet e piktorit të spikatur Nazmi Hoxha që për herë të parë ekspozohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Peizazhet, kompozimet, portretet dhe nudot janë pjesë e ekspozitës së artistit që prej afro dy dekadash jeton në Amerikë.
“Sot jam si ju, kam ardhur të shoh pikturat e mija, është kënaqësia më e madhe e jetës sime… e krijoi një miku im i vjetër, bashkëkolegu i artit, Kryeministri Edi Rama”, tha Hoxha.
Nuk mungoi as Kryeministrit Rama në këtë event të mikut të tij të hershëm, që e cilësoi si një nga figurat më të spikatura të artit shqiptar.
“Për të folur për artin e Nazmiut nuk është e lehtë, është një pikturë atipike që ka evoluuar duke ruajtur brumin e vet të parë. Është një shtëpi ku ai ka mbledhur të gjitha ato që ka marrë nga fëmijëria, vendlindja dhe i ka vendosur me durim dhe ditë për ditë në telajot e tij”, tha Rama.
Ekspozita do që qëndrojë e hapur për publikun për 30 ditë.
Tv Klan