“E kemi dëgjuar gjithnjë zërin e protestuesve”
Nëse protesta nuk do të kishte qenë e dhunshme, mes radhëve të protestuesve që kërkonin drejtësi për Klodian Rashën, mund të kishim parë edhe Edi Ramën. Në rokadën e Bledi Çuçit me Sandër Lleshajn, Rama u distancua nga goditja me gurë e policëve dhe institucioneve gjatë protestave.
Në më shumë se 7 vite qeverisje, Rama kujtoi se ka reflektuar për protestat e armëve kimike, për studentët, për kuksianët për taksën e Rrugës së Kombit apo për naftëtarët e rafinerisë së Ballshit.
Në fjalën e tij, Kryeministri tha se Klodian Rasha nuk u vra aksidentalisht dhe se dëmshpërblimi për familjen ishte marrje e përgjegjësisë, ndërsa vlerësoi edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.
Ndërsa dorëzoi detyrën, Sandër Lleshaj u shpreh i bindur se Bledi Çuçi do të ishte një ministër i suksesshëm, ndërsa zbuloi edhe prapaskenat e emërimit.
Tv Klan