Pas 11 udhëtimesh, maratona e këngës popullore mbërrin në Patos, një qytet i ri, në Juglindje të Fierit, i njohur për industrinë e naftës, por edhe një qytet artdashës.
Si në çdo qytet ku është ndalur maratona, edhe në Patos ethet e përgatitjeve për koncertin, ndihen tek i gjithë stafi i Televizionit Klan e Promotor.
Një koncert qe do te niste pas përshëndetjes së dy prezantuesve të njohur të maratonës, Anjeza Maja e Drini Zeqo.
Anjeza Maja: “Mirëmbrëma Patosi.”
Drini Zeqo: “Mirëmbrëma Patosi. Mirëmbrëma të gjithëve ju që keni ardhur sonte këtu, është një kënaqësi shumë e madhe që të jemi në qytetin tuaj. E kemi mbushur plot shëtitoren, jemi vërtetë duke kaluar momente nga më të mirat dhe për një arsye shumë të fort pasi kjo është ndalesa jonë e fundit.”
Anjeza Maja: “Patosi, kam shumë sa jeni sonte do të kërcejmë pafund, më premtoni. Jeni të paparë, jeni të mrekullueshëm.”
Këngët e Maratonës jehuan edhe për publikun e ngrohtë të Patosit, në një atmosferë mikpritëse, ku këngëtaret e maratonës gjeten pikërisht atë impakt të dëshiruar, në të cilin publiku bëhet njësh me ritmet e këngëve, që vijnë anembanë Shqipërisë.
Rovena Ibrahimi: “Të marrësh pjesë në një edicion të tillë është mrekulli me të vërtetë. Të shohësh aq shumë njerëz dhe aq shumë këngëtar që priten në mënyrë të përkryer të gjithë është një gjë e mrekullueshme dhe me gjithë mend falënderime pafund për të gjithë organizatorët e maratonës. Por jo vetëm nga unë besoj nga gjithë publiku.”
Dionis Delia: “Përveçse jam një këngëtar profesionit që merrem me muzikën klasike, pasioni im i parë është muzika popullore, asnjëherë nuk i jam ndarë asaj. Prandaj është kënaqësi e madhe që të shohësh sheshet e mbushura me njerëz që duartrokasin e këndojnë bashkë me ty këngën është një gjë e bukur dhe krijon shumë emocione.”
Jeta Faqolli: “Po ndjehem shumë mirë në këtë maratonë është hera e parë që marr pjës dhe më pa pëlqyer pa masë, është një aventurë me të vërtetë shumë e bukur për mua.
Rreth 40 këngëtarë interpretuan në skenën e Patosit këngët tradicionale nga qytete të ndryshme të vendit. Tingujt e Shqipërisë së Jugut, Veriut, Lindjes e Perëndimit erdhën edhe për banorët e Patosit si një tufë ritmesh të përpunuara duke krijuar një atmosferë të ndezur feste në këtë pjesë të qytetit.
Bardh Meli: “Kam insistuar që në këtë muaj ajo të ishte dhe në Patos. Ju e shihni që jo vetëm pjesëmarrja po e gjithë atmosfera flet për një gëzim të brendshëm sepse Patosi ndryshe nga qytetet e tjera ka një popullsi heterogjene. Këtu ka qytetarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë ndaj ata mbartin të gjithë traditën kulturore të muzikës së zonave të ndryshme shqiptare, ndaj e përjetojnë dhe e shijojnë atë në mënyrë të veçantë.”
Hasan Bregu: “Maratonën e Këngës Popullore qytetarët dhe naftëtarët e Patosit kanë kohë që e presin edhe ju falënderojmë për ardhjen.”
Dhe me të vërtetë publiku i Patosit, që ish derdhur në shesh, edhe pse një qytet i vogël, duket të jetë një nga publiket më mikpritës të maratonës së këngës popullore qytetare.
“Unë kam ardhur nga Greqia për pushime, ndodhem shumë e kënaqur që u bë ky koncert me rastin e emigrantëve dhe gjithë të tjerëve që ndodhen në atdheun tonë.”
“Ka këngëtarë të mrekullueshëm.”
“Shumë bukur, shumë shumë bukur vërtetë dhe këngëtarët më pëlqejnë shumë.”
Këngët e maratonës përveç shesheve nëpër qytete çdo adhurues mund t’i ketë edhe në shtëpi përmes CD-ve të prodhuara nga shtëpia diskografike “Elrodi Music”.
Elida Llupo: “Ne kemi vite që e mbështesim muzikën popullore vetë edhe nga faktoi do të thoja që është muzika më e bukur dhe më e përhapur ose më masive do të thoja dhe kemi vite që punojmë me promotorin dhe kryesisht Klanin për të përhapur këtë traditë të bukur dhe për ta zhvilluar më tej që të këndohet në breza.”… /tvklan.al