Kontributi i akademikut të njohur Servet Pëllumbi, në jetën politike të vendit dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, është vlerësuar me dekoratën e Artë nga Forumi Politik për Ballkanin. Në 72 vjetorin e lindjes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, ka marrë vlerësime nga miq, shokë e të afërm si dhe mirënjohjen për ndikimin e tij pozitiv në kultivimin e vlerave demokratike.
“I jap Dekoratën e Artë si simbol i paqes që Forumi Politik Ballkanit mes lindjes në Selanik të Greqisë, i akordon profesorit të nderuar zotit Servet pëllumbit për meritat që ai ka, për paqen në rajon dhe stabilitetin e Shqipërisë sidomos gjatë drejtimit të Kuvendit popullorë të Shqipërisë me çrast ai tregojë vlerat e larta politike dhe intelektuale pa anshmëri politike në zbatimin e denjtë të kushtetutës së vendit”.
Vete Pëllumbi e ka cilësuar këtë çmim si një obligim për të kontribuar më tepër në emancipimin dhe stabilitetin e vendit.
Servet Pëllumbi: “Por unë ju siguroj se ashtu siç kam vepruar deri tani, do të veproj dhe në të ardhmen. Sepse kam bindjen time që e ardhmja është e mirësisë, e mirëkuptimit midis njerëzve, jo e ndarjes, jo e përçarjeve po e kohezionit, e unitetit, e bashkëpunimit edhe brenda vendit, mendoj që ky është mesazh për të cilët kemi shumë nevojë, po aq më tepër ka nevojë edhe kanë nevojë dhe raportet midis vendeve të evropës juglindore”.
Servet Pëllumbi, njihet si një prej figurave që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike te vendit që prej fillimeve te tranzicionit. Ai ka patur një karrierë të gjatë politike ne Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë./tvklan.al