Kantautori 57-vjeçar ishte infektuar covid
“Na ike dhe ti rebel i përjetshëm në tokë, betejën me fatin s’e fitove dot”. Kantautori i njohur Kujtim Prodani ia dedikoi këto vargje miqve që u ndanë përpara kohe nga jeta, por betejën e tij me fatin e përfundoi këtë të mërkurë.
Artisti 57-vjeçar u dorëzua përballë virusit COVID-19, teksa prej disa ditësh ndodhej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Kujtim Prodani, pjesëmarrës në dhjetëra festivale, la pas një fond të pasur prej dhjetëra këngësh. “I am from Tirana”, “2 të dashurat e mia”, “Letra dashurie” “ ishin vetëm disa prej hiteve më të njohura për publikun.
Ironikisht kënga e tij e fundit i dedikohej virusit vdekjeprurës me titullin “Ju flet Korona”. Kantautori Kujtim Prodani ishte djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani.
Tv Klan