Një ditë para ndeshjes miqësore me Shqipërinë, në mesditën e së martës kombëtarja gjeorgjiane ka mbërritur në Tiranë. Futbollistë të rinj pretendentë për vendin e titullarit të drejtuar nga trajneri argjentinas Hector Raul Cuper.
“Kemi shumë dëmtime, por kam 2 objektiva për këtë ndeshje. Të fitoj dhe të shoh disa futbollistë.”- kanë qenë fjalët e trajnerit.
Ish tekniku i Milanit bën edhe një koment për skuadrën kampione të Italisë, por në zërin e tij nuk ka shenja nostalgjie.
Hector Raul Cuper: “Komplimente për Interin, fitoi kampionatin. Murinho është trajner shumë i mirë. Unë jam gjithmonë i lumtur kur Inter fiton diçka.”
Ndërkaq në Durrës, trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuze ka pranuar në një konferencë për shtyp që do të përdorë futbollistë të rinj në ndeshjen kundër Gjeorgjisë.
Hyka e Lika do të qëndrojnë në krahët e mesfushës, ndërkohë që do të luhet me dy sulmues Kapllanin dhe Salihin, pjesa tjetër e formacionit nuk zbulohet.
Miqësorja e Gjeorgjisë, ndeshja e dytë për trajnerin e kombëtares tonë do të luhet mbrëmjen së mërkurës në orën 19 në “Qemal Stafa”./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe