Partia Demokristiane ka bërë hapjen zyrtare të fushatës elektorale në qytetin e Lezhës. I shoqëruar dhe nga kandidatët për deputetë të këtij qarku kreu i PDK-së Nard Ndoka u ndal në programin dhe reformat që kërkon të marrë kjo forcë politike.
Nard Ndoka: “Kjo familje që zhvillon biznes turistik të përjashtohet 5 vjet nga tatimi i taksave. Vendimi që bizneset turistike familjare që nga Lezha, Velipoja, Vlora, Durrësi, Ksamili do të jetë një lajtmotiv i joni që këto zona të përjashton 5 vjet nga pagesa e taksave.”
Gjatë çeljes së fushatës elektorale Ndoka u ndal dhe tek turizmi duke e cilësuar Lezhën si një qytet me bukuri dhe resurse të mëdha përsa i takon zhvillimit të turizmit./tvklan.al