Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Zyrtarët brenda qeverisë dhe koalicionit qevertar konfirmojnë se ndryshimet në qeveri aq shumë të përfolura do të bëhen pas konferencës së donatorëve në Bruksel. Pra fillimi i muajit Prill do të sjellë ndryshimet në kabinetin Meta. Nga selia e partisë së tij kryeministri Meta do të ketë mbështetjen politike. Sekretari për marrëdheniet me publikun në PS Luan Rama konfirmon për Tv Klan se Meta dhe partia e tij nuk i shohin si herezi ndryshimet në qeveri.

PS Luan Rama:- “Duke qenë se jemi në një fazë analizash përçfarë është bërë deri sot dhe çfarë duhet bërë më mirë. Për të ardhmen nuk gjykoj se është gabim të bëhen ndryshime në qeveri. Mendoj se kryeministri duhet të gjej se ku duhet të ndërhyjë për të forcuar më tej qeverisjen e vendit”.

Përse ka lindur nevoja e ndryshimeve sipas zotit Rama?

PS Luan Rama:- “Sepse kryesia e partisë, anëtarë të së cilës janë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, komiteti I përgjithshëm drejtues dhe forumet e tjera të partisë në nivel baze etj kanë shtruar nevojën e ndryshimeve që arritjet e deri sotme i çojnë më tej. Kryeministri që ka të drejtën kushtetuese për të inicuar ndryshime në kabinetin qeveritar në momentin e duhur do të dijë çfarë të bëj”.

Ndërsa anëtari i kryesisë së PSD Pavli Zëri i pyetur për ndryshimet në qeveri i referohet deklaratave të kryeministrit Meta.

Pavli Zëri:- “Tani unë kam dëgjuar deklarata dhe këto deklaratat e fundit të kryeministrit të sekretarit të marrëdhënieve me publikun të PS, që priten ndryshime në qeveri. Kështu fjalë ka po gjë konkrete unë nuk di”.

Nga burime jo zyrtare mësohet se ministrat që do të largohen nga kabineti Meta janë:

Ministri i Financave Anastas Angjeli

Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga

Ministrja e Transporteve Ingrid Shuli./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari