#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.
Beniada Nishani
Beniada Nishani: Babai nuk donte të bëhesha modele, ikja fshehurazi në audicione
Beniada Nishani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”, ku rrëfeu shumë të pathëna mbi jetën personale e atë profesionale. Duke u ndalur te kjo e fundit, Beniada tha se babai i saj nuk ishte aspak dakord që ajo të bëhej modele, ndaj në audicione shkonte fshehurazi, derisa babai i saj ndryshoi mendim.
Mabel: Kush të tha të bëheshe modele, mami apo babi?
Beniada: As mami as babi. Babi donte të behesha doktoreshë. Mami më linte të lirë. Unë u bëra modele sepse e ndiqja shumë modelingun. Herën e parë shkova në Milano 16 vjeç edhe kasti i parë shkoi mirë, pasi nisa modelingun babi nisi të më mbështesë.
Çfarë do bësh kur të mos jesh më modele? Përgjigjet Beniada Nishani
Në të ardhmen, kur të mos merret më me modelim, Beniada Nishani sërish do jetë pjesë e botës së modës, por si fashion designer.
E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”, Beniada tha se ka ndjekur studimet për fashion design dhe sot dizenjon veshje. Dhe këtë e sheh edhe si punën e saj në të ardhmen.
Elia: Kur të rritesh dhe të mos jesh më modele, çfarë do bësh?
Beniada: Kur të rritem dhe mos jem më modele do hap një agjenci ku do bëj vajzat e tjera modele dhe aktore.
Beniada Nishani zbulon statusin e saj dhe planet për fëmijë
Modelja Beniada Nishani ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”. Ajo nuk u ka shpëtuar ngacmimeve të gazetarëve të vegjël, të cilët e kanë pyetur edhe për jetën private.
Kian: Sa fëmijë do bësh ti?
Beniada: Beniada do tre fëmijë. Ideale do ishte dy binjake në fillim. Dy goca e një çun.
Jordan: Beniada, ke të dashur ti?
Beniada: Jo, nuk jam e dashuruar.
Beniada Nishani flet për të vëllanë: Jemi rritur me bukë me djathë
Përballë fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan”, Beniada Nishani foli për vëllanë e saj, Albanon.
Ajo rrëfeu se ata janë rritur me bukë e djathë dhe se e ndihmojnë gjithnjë njëri-tjetrin.
Asia: A ke vëlla apo motër ti, Beniada? A ke ndihmuar atë të bënte detyrat e shkollës?
Beniada: Po, kam një vëlla më të vogël, është gjëja më e rëndësishme në jetë. Ai është 6 vjet më i vogël por sillet si më i madh se mua. E kam ndihmuar shumë sepse në italisht ai merrte nota shumë të ulëta dhe unë e mësoja.
Beniada Nishani zbulon pse u rikthye në Shqipëri pas rreth 30 vitesh
Beniada Nishani ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u larguan drejt Italisë me një gomone për një jetë më të mirë.
E rreth 30 vite më vonë ajo vendosi të braktiste shtetin italian për t’u rikthyer në Shqipëri.
Tristani: Po ti pse u ktheve në Shqipëri?
Beniada: Sepse mbas eksperiencës sime të parë televizive këtu, pata një dashuri shumë të madhe nga publiku shqiptar. Gjithë mbështetja që mora më bëri të qëndroj këtu.
Adela Muçollari
Adela Muçollari zbulon si nisi pasioni i saj për baletin
Primabalerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, në një intervistë të rrallë për jetën e karrierën. Ajo foli mes të tjerave për fillimet e karrierës dhe si lindi ëndrra për t’u bërë balerinë.
Flavio: Adela po ti a bëre shkollë që u bëre balerinë prej vërteti?
Adela: Po sepse të gjithë balerinët profesionistë ndjekin shkollën e baletit. Unë e kam nisur baletin që 5 vjeç në “Pallatin e Pionerit”.
Adela Muçollari u tregon fëmijëve “Në Kurthin e Piter Pan” sekretin se pse kërcen vetëm me vëllain
Primabalerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari ndan herë pas here skenën me vëllain e saj, Anxhelo Muçollarin.
Ata shfaqen së bashku duke interpretuar role të ndryshme dhe kjo ka bërë që të jenë të pandarë gjatë gjithë kohës.
E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Adela ka treguar se si është të ndash skenën me vëllain.
Amber: Tani dua të më tregosh një sekret, pse kërcen vetëm me vëllain tani që je rritur?
Adela: Unë kërcej me vëllain për të qenë në duar të sigurta.
Primabalerina e TKOB, Adela Muçollari rrëfen si është të mbash këtë rol
Primabalerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari është një nga balerinat më të talentuara që aktualisht interpretojnë në skenën e TKOB.
Pavarësisht kërkesave të shumta që ajo ka pasur për t’u larguar nga Shqipëria, bashkë me vëllain e saj, Anxhelo Muçollari, kanë preferuar të qëndrojnë e të jenë vlerë në Tiranë.
Të jesh primabalerinë e TKOB është padyshim arritje, por edhe përgjegjësi. E ftuar ‘Në Kurthin e Piter Pan”, Adela rrëfeu se si është të mbash këtë rol.
Alketa: Si mundet që një balerinë të përcjellë te publiku gjithë atë emocion vetëm me artin e trupit?
Adela Muçollari: Si primabalerinë unë dua që historia të jetohet nga unë, duhet të fshihesh në petkun e personazhit, sytë të mbushen me emocionin e asaj që po interpreton në mënyrë që këtë emocion ta marri edhe publiku.
Jordan: Si është të jesh drejtoreshë e balerinëve në Teatrin e Operas dhe Baletit?
Adela: Që të jesh një drejtoreshë nuk është kaq e lehtë, të jesh drejtoreshë duhet dinjitet dhe profesionalizëm shumë i madh./tvklan.al