Këngëtarja Samanta Karavella është në pritje të ëmbël dhe lajmin ka zgjedhur që ta zbulojë publikisht përmes rrjeteve sociale.
Në postimin që tregon për shtatzëninë, Karavella ka zgjedhur që të zbulojë për herë të parë edhe portretin e partnetit të saj.
“Ne të tre. Një kapitull i ri fillon… Mezi pres të të takoj ty bebe”, shkruan Samanta.
Për lajmin e bukur, këngëtarja ka publikuar një foto me partnerin e saj ku në duar mban ekon e foshnjës, një video nga “gender reveal” (zbulimi i gjinisë) dhe gjithashtu momente me bebin në barkun e mamit.
Samanta Karavella është mjaftuar me kaq duke preferuar të mos zbulojë gjininë e foshnjës./tvklan.al