Një rast i pazakontë ka ndodhur në Durrës. Dhurata, korrespondentja e “Aldo Morning Show” në Tv Klan raporton se prindërit duan të martojnë për herë të tretë vajzën e tyre. Divorci është kryer, por ajo ndodhet ende në shtëpinë e bashkëshortit të dytë, ndërkohë që i ardhshmi është në pritje të saj.
Dhurata: Prindërit martojnë për herë të tretë vajzën e tyre, por ndërkohë akoma nuk është ndarë nga burri i dytë.
Aldo: Një minutë, s’e kuptova. S’është ndarë me letra?
Dhurata: Ore nuk ka ikur nga shtëpia se me letra po e po. Nuk ka ikur akoma vajza nga shtëpia e burrit, prindërit i kanë gjetur burrë tjetër, e kanë prezantuar me vajzën, kanë rënë dakord…
Aldo: Pra ti thua që në Durrës ka prindër që e konsiderojnë vajzën si AirBnB?
Dhurata: Po, po.
Aldo: Çfarë thua ti mi? Na habite!
Dhurata: Edhe unë u habita kur e dëgjova, por ja që ndodhin edhe këto gjëra.
Aldo: Po burri di gjë apo…burri që ka?
Dhurata: S’di gjë burri, akoma nuk di gjë burri. E kanë martuar ata me të vetën gocën.
Aldo: Po tani me kë fle kjo?
Dhurata: Tani fle me burrin e dytë, pastaj do të shkojë te i treti. Ky i treti po pret se kanë rënë dakord.
Aldo: Qenka nuse me prenotim, në rregull.
Dhurata: Shiko, gjithsesi është i huaj, që ta sqarojmë më tepër.
Aldo: Po tani nga e gjetën këtë të huajin këta?
Dhurata: Po e kanë njohur prindërit, e kanë gjetur, mik pas miku, ka ardhur nga Italia këtu, kanë rënë dakord.
Aldo: Ky i treti tani e ka parë ndonjëherë nusen?
Dhurata: E ka parë, ka ardhur e ka takuar këtu, kanë rënë dakord deri në momentin që zonja do të divorcohet nga…
Aldo: Çfarë moshe është kjo zonja?
Dhurata: Më duket pak a shumë mosha ime, 35-36…
Aldo: Po ky nga Italia, 80 e sa?
Dhurata: Po, 50 e ca./tvklan.al