Në zgjedhjet vendore të 12 Tetorit, disa parti në garë, gati të panjohura, do të përfitojnë sërish fonde nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Numërohen rreth 8 parti të cilat nuk kanë arritur të përfitojnë 2.5% të votave në zgjedhjet e vitit 2000-2001 dhe që ende nuk kanë kthyer fondet e marra pranë KQZ-së në bazë të fondit zgjedhor.
Javën e kaluar edhe Komisioni Parlamentar i Ekonomisë këshilloi KQZ-në që të mos financojë me parti të cilat nuk kanë votuar në zgjedhjet e kaluara 2.5% të votave, por KQZ, ka vendosur që këto parti të financohen.
Erton Sinani: Mendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është që Kodi Zgjedhor nuk e përmban aspektin ligjor dhe detyrues, nuk ia njeh këtë rol Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të bërë të mundur mbajtjen e këtyre fondeve ndaj këtyre partive për të kontestuar atë vakum që kanë, vakum financiar që i detyrohen buxhetit të shtetit të cilit nuk i kanë kthyer paratë për fushatat e tjera.
Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, këtë vit do të kemi 11 parti më pak në garë të cilat janë përjashtuar pasi nuk kanë paraqitur as kandidat për kryetar bashkie dhe komunash dhe as lista shumë emërore./tvklan.al