Damiano David është protagonist i numrit të parë për Vogue Italia për vitin e ri 2025. Artisti, i intervistuar nga fituesi i çmimit Pulitzer, Andrew Sean Greer, flet për herë të parë për jetën e tij të re në Los Angeles, qyteti ku u transferua për të bërë albumin e tij solo që pritet të dalë në 2025 dhe do të pasohet nga një turne i fundit botëror.
Këngëtari italian rrëfehet edhe për gjërat për të cilat ka frikë në të ardhmen.
“Besoj se sekreti në këtë punë është qëndrueshmëria. E di kush jam si artist dhe nëse ky album dështon, nuk do të jetë një verdikt për talentin tim thjesht do të thotë se ishte koha e gabuar. Do të bëj një album tjetër, i cili do të funksionojë një ditë, sepse e di që jam i aftë ta bëj. Pra, po, do të thoja se kam frikë të bie në grackën e prodhimit masiv dhe të famës”, është shprehur ai.
Intervista e plotë për revistën e njohur do të publikohet e plotë ditën e premte dhe në faqen e internetit vogue.it.
Klan News