Më në fund e zeza mbi të bardhë vendosi që ekipet shqiptare të kampionatit të Superligës të përfitojnë të ardhura financiare nga shitja e së drejtës televizive të transmetimit të ndeshjeve të tyre.
Janë plot 600 mijë euro që kompania gjermane UFA Sport ka paguar për 11 nga 12 skuadrat e Superligës, pasi Dinamo nuk ka pranuar të firmosë. 600 mijë euro do të shpërndahen në bazë të renditjes dhe të potencialeve ekonomike të qyteteve ku bëjnë pjesë skuadrat.
Kontratat e firmosura sot kanë përcaktuar që Tirana të përfitojë në total 82500 euro, 70 mijë Vllaznia, e kështu me radhë, duke marrë shumën më të vogël prej 27500 eurosh të cilët e kanë përfituar skuadrat që sapo kanë ardhur nga kategoria e parë.
Ky është një hap i rëndësishëm për klubet, pasi edhe pse kjo shumë mund të quhet e konsiderueshme, krahasuar me shpenzimet e tyre vjetore. Kontratat ndikojnë shumë në fushën e marketimit të sportit në Shqipëri.
Armand Duka: “Pas një periudhë le të themi shumë të gjatë, rreth dy dekada ku futbolli jonë pothuajse priste financime vetëm nga xhepat e presidentëve apo donatorëve të futbollit. Pas shumë përpjekjeve të Federatës së Futbollit, të klubeve arrin një akord dhe më shumë me vullnetin e klubeve. Shohim një dritë jeshile për të shtuar, për të bashkuar të drejtat tona, të drejtat e klubeve të kategorisë superiore për të maskimalizuar të ardhurat nga këto të drejta.”/tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe