Partizani dhe Elbasani do të qëndrojnë në kategorinë e parë. Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHF në mbledhjen e radhës ka përcaktuar se struktura e kampionatit të kategorisë superiore të mos ndryshojë.

Për herë të dytë në historinë ë vet ekipi Partizanit do të luajë në një kategori më poshtë. Komiteti ka vendosur gjithashtu që të drejtën për të ndryshuar strukturën e kampionatit ta ketë asambleja e federatës.

Në vendimet e tjera të marra janë përcaktuar datat e aktiviteteve. Kështu Superkupa e Shqipërisë që do të luhet mes Flamurtarit e Tiranës do të zhvillohet më 16 Gusht. Më 23 të muajit të ardhshëm do të nisë edhe sezoni i ri i Superigës.

Për vitin që vjen finalja e kupës së Shqipërisë do të luhet 1 javë para përfundimit të kampionatit. Në lidhje me kupën është pranuar që një lojtar mund të luajë me më shumë se një ekip në këtë garë. /tvklan.al