Përplasja mes tifozerisë së Besëlidhjes dhe Tërbunit të dielën në stadiumin e Lezhës ka shtyrë drejtuesit e policisë lokale dhe ekipit vendas të dalin para gazetarëve.
Shefi i klubit lezhjan ka shpërndarë përgjegjësitë e trazirave që shkaktuan edhe të lënduar, të arbitrimit dhe pjesëtarët e skuadrës pukjane.
Pjetër Lesi:“Mesa vumë re këto acarime nuk erdhën vetëm si rezultat i gjykimit jo të saktë të pjesës së parë, por ishte një acarim i një skuadre duke filluar nga shefi i klubit të Pukës, me trajnerët dhe gjithë stoli i rezervave që ishte në bankinë kishte një acarim në të cilën e manifestoi edhe në pjesën e parë.”
Policia e Lezhës ka komunikuar se po e heton ngjarjen për të gjetur shkaktarët e saj. M ësohet se janë marrë masa edhe për disa efektivë të policisë lokale, të cilët nuk kanë kryer detyrën e tyre.
Ankesa për arbitrimin ka edhe presidenca e Vllaznisë megjithëse në fund fitoi sfidën me Teutën.
Valter Fusha: “Unë mund t’ju them me plot bindje që gjykim më skandaloz se ky nuk mund të ketë. Të mohohen disa penallti, të mohohet goli nuk mund të ketë. Ne kërkojmë një dënim maksimal që të merret një shembull karshi këtyre arbitrave dhe të na jepet besimi nga federata, e cila ne do të gjykohemi drejt edhe në ndeshjet në vazhdim”./tvklan.al